Top Arena/ “Spanja, më e mira deri tani”, Halilaj për kualifikimin e “La Rojas”: Do të doja ta shihja në finale me…

09/07/2024 23:10

Spanja arriti të kualifikohej për në finalen e Europianit, pas fitores me përmbysje kundër Francës në gjysmëfinalen e luajtur në Mynih.

Gazetari Jetmir Halilaj e cilëson ekipin e “La Rojas” si më të mirën deri tani për futbollin e luajtur dhe se Franca nuk e meritoi të shkonte në finale.

“Spanja, absolutisht më e mira deri tani, çfarë kemi parë. Do të doja të ishte një Spanjë-Holandë për mënyrën se si luajnë futboll. Për mua Franca nuk e meritonte të shkonte në finale, sepse të kesh lojtarët më të shpejtë në botë si Mbappe, Dembele, Hernandez etj. dhe të jesh i lexueshëm…

Nuk mund të vish deri këtu duke shënuar vetëm një gol me aksion, të tjerat ishin me penallti dhe autogola. Ishte një Spanjë që vinte me mungesa të rëndësishme. Spanja nuk u mbrojt dhe aq mirë. La hapësira. Dhe Franca nuk sulmoi”, u shpreh Halilaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA