Spanja e Luis de la Fuente është skuadra më në formë në këtë Euopian, por do të realizojë një përballje titanësh mbrëmjen e sotme me Francën, në një gjysmëfinale ku të dyja skuadrat pritet të japin maksimumin.
Tifozët e të dyja ekipeve kanë nisur festën, teksa enden nëpër rrugët e Mynih-ut me brohorima dhe flamuj të shteteve që përfaqësojnë.
Ata janë parë në grupime të mëdha, por deri më tani situata paraqitet e qetë.
Tifozët kanë preferuar të festojnë dhe shijojnë në maksimum të gjithë kohën që po kalojnë në Gjermani për të mbështetur skuadrat e zemrës.
Në rrugët e qytetit ka një numër të shtuar të policisë, për të siguruar që të mos ketë incidente.
Spanja ka ndezur Euro 2024, duke fituar të pesë ndeshjet, ndërsa ka shënuar 11 gola dhe është vetëm një fitore larg finales. Ndërsa Franca ka shënuar vetëm tre gola në Euro 2024.
Top Channel