Ish-futbollisti i Kombëtares në Top Arena: Spanja pati një fitore të qetë, shkoi haka tek i zoti

09/07/2024 23:11

Ish-futbollisti i Kombëtares, Redi Jupi tha se Spanja e meritonte të fitonte.

Ai theksoi se ishte një fitore e qetë, pasi Franca nuk kishte shumë raste afër golit.

Jupi: Finalisti i parë shkoi haka tek i zoti në fund të fundit fitoi skuadra më e mirë. Spanja sot veçse luajti shumë mirë bëri lojë të mirë. Këta lojtarë treguan cilësi, kishim mbase janë më të mirët në botë, luajtën mirë në mesfushë në mbrojtje. Spanja nuk e vuajti Francën, me të gjitha cilësitë që ka Franca po ta shikosh ndeshjen Spanja pati një fitore të qetë. Edhe nëse Franca sulmonte, s’pati asnjë rast që të thoje Franca është afër golit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA