 Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare djali i shkrimtarit Fatos Kongoli
																		
					
					
					
						Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare djali i shkrimtarit Fatos Kongoli						 31/10 07:33
					
				 
								
			Lamine Yamal u bë lojtari më i ri që shënon në një kompeticion Europian ose Botëror, me 16-vjeçarin që realizoi një supergol përballë Francës në gjysmëfinalen e Europianit “Gjermani 2024”.
Falë golit, por edhe performancës së tij fantastike në fushë, sulmuesi u shpall kështu edhe “Lojtari i Ndeshjes”.
Pas takimit, Yamal tha se gjëja më e rëndësishme ishte arritja në finale dhe se tani do të synojë të fitojë trofeun.
“Gjëja më e rëndësishme është finalja dhe tani synojmë titullin. Ishte një ndeshje e vështirë, u përpoqa të synoja golin, e arrita dhe më pas çdo gjë shkoi mirë. Shkoi mirë dhe tani synimi im është të sjell trofeun në shtëpi”, tha 16-vjeçari.
Top Channel