18/12 21:14
Në ditën e prezantimit të Paulo Fonseca-s si trajner i ri i Milan-it, këshilltari i lartë i “RedBird”, Zlatan Ibrahimoviç foli ndër të tjera për një nga emrat kryesor të skuadrës “kuqezi” Theo Hernandez, i cili është përfolur për një largim të mundshëm.
Në prononcimin për mediet, Ibra qetësoi tifozët e “Djallit”, teksa deklaroi se mbrojtësi francez nuk do të largohet nga Milan.
“Theo është lojtar i Milan-it. Jemi me fat, kemi 3 lojtarë në gjysmëfinale të Kampionatit Europian. Ai është lojtar i Milan-it. Ne e dimë se ai është shumë i lumtur këtu dhe familja e tij është mirë në Milano”, u shpreh Ibrahimoviç./ uper Sport
Top Channel