Drejtori i shkollës artistike të Durrësit shpallet në kërkim gjatë operacionit “Summer”, iu gjet në banesë…

07/07/2024 10:34

Gjatë operacionit policor “Summer” u shpall në kërkim edhe Dashamir Mehmeti, drejtori i shkollës artistike “Jan Kukuzeli” të Durrësit, i cili nuk u gjet në banesë kur policia shkoi ta arrestonte për të ekzekutuar vendimin e gjykatës.

Gjatë kontrollit në shtëpi iu gjet një pistoletë.

Gjatë operacionit “Summer”, i cili u zhvillua pas dy muajsh hetime, ranë në pranga 13 persona, ndërsa 3 janë ende në kërkim, për armëmbajtje pa leje dhe drogë.

Operacioni u zhvillua pasi Gjykata e Durrësit caktoi masat arrest në burg për 16 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA