27/12 07:29
Disa pushues u kafshuan nga peshkaqenët në plazhet e Teksasit dhe Floridës më 4 korrik, thanë autoritetet vendase.
Një 26-vjeçar u kafshua nga një peshkaqen në New Smyrna Beach, Florida, të premten.
I riu u kafshua rreth orës 16:15 të së premtes në këmbën e tij të majtë, ndërsa notonte në një tub të brendshëm në ujë 5 metra të thellë. Pas ngjarjes, ai është transportuar në spital.
Në Teksas, katër persona u ndeshën me një peshkaqen teksa shkonin në ujërat e ishullit Padre Jugor në festën e Ditës së Pavarësisë.
Top Channel