Bashkia e Tiranës ka vendosur 500 skutera të rinj kryqëzimet kryesore në Tiranë për te gjithë qytetarët që duan të lëvizin me këtë mjet i ciki nuk shkakton ndotje.
Por për te gjithë përdoruesit kryetari i bashkisë se Tiranes tërhoqi vëmendjen që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor
“Tirana është bërë një qytet tejet turistik. Kjo do të thotë se qyteti, gjithmonë e më shumë, do t’i ofrojë mjete të tilla edhe për një treg tjetër, ndërkombëtar. Pra, nuk është momenti për t’i vandalizuar, as për abuzim, janë mjete që kushtojnë dhe duhen mirëmbajtur nga secili prej nesh, që ta lëmë në të njëjtën gjendje që e gjetëm.
Na duhet një bashkëpunim si për çështje kundër vandalizimit, qoftë për çështje të sigurisë, jo vetëm mes bashkisë edhe “Bin-Bin”, por edhe me Policinë e Shtetit, Policinë Rrugore, Policinë Bashkiake, për të edukuar si mund të përdoret ky mjet i ri, sepse ashtu si çdo mjet tjetër, mund të shërbejë për të bërë punë, por mund të kthehet edhe në një armë për të prishur punë në momentin që përdoret keq”,
Veliaj theksoi se këto mjete mund të përdoren për lëvizje të shkrutra brenda qytetit.
“Bëhet fjalë të përdoren për lëvizjet e vogla brenda qytetit. Çdo ditë, në qytet kryhen 800 mijë segmente me makinë. Nga këto, 400 mijë segmente janë më pak se 1 km. Këto segmente mund të bëhen me biçikletë, mund të bëhen në këmbë, mund të bëhen me autobus, dhe tani mund të bëhen edhe me skuter.
Edhe taksitë elektrike nuk i solli Zana e Malit, por bashkia vendosi që, kush sjell makina elektrike, e merr licencën menjëherë. Vetëm ky ndryshim i legjislacionit e bën automatikisht Tiranën shumë herë më miqësore për taksitë elektrike dhe sot jemi thuajse 80% e flotës. Sigurisht, është edhe një mjet i pastër. Ka shumë njerëz që përdorin motor dhe mjete të tjera, disa prej tyre ndotin, janë me benzinë dhe naftë. Ky mjet është 100% i pastër”,
Të gjithë ata që përdorin skuter duhet te përdorin edhe kokore si një mjet mbrojtës në çdo rast.
Top Channel