Kosovë, matura me kopje! Raporti analitik i ETEA: Të rritet ndëshkueshmëria, që të mos dëmtohet procesi

06/07/2024 13:04

Kopjimi kolektiv në Provimin e Maturës Shtetërore është faktori kyç e që e ulë kredibilitetin e këtij procesi.

Organizata “ETEA” përmes një raporti analitik gjeti se nxënësit e shkollave të mesme janë të prirur për kopjim pasi konsiderojnë se provimi i maturës nuk është matës i drejtë i njohurive të tyre.

“E para ka të bëjë me kopjimin dhe manipulimet në provimin e maturës që është një problem sistematik i nxitur nga toleranca dhe inkurajimi i administratorëve dhe mbikëqyrësve që janë përgjegjës në mbarëvajtjen e procesit dhe shkak i dytë është frika nga dështimi.“-shprehet Agon Ahmeti.

Mënyra e kopjimit edhe këtë vit ishte përmes përdorimit të telefonit dhe grupeve të rrjeteve sociale që numëronin mbi 7000 anëtarë e që përbëjnë 43% të numrit të përgjithshëm të maturantëve.

Nga “ETEA”, konstatojnë se ndëshkueshmëria është e ulët, çka inkurajon kopjimin.

“Sipas deklaratës së Ministrisë së Arsimit janë vetëm 79 nxënës që janë përjashtuar për posedim dhe përdorim të telefonit gjatë provimit e nëse përkthehet në përqindje i bie jo më shumë se 0.43% e totalit të maturantëve.”

Për shkak të gjetjeve të raportit analitik nga kjo organizatë konsiderojnë që duhet të rishikohet edhe Ligji për Maturën Shtetërore.

Konsiderojmë që Ligji për Provimin e Maturës duhet të rishikohet me theks të veçantë ashpërsimi i masave ndëshkimore ndaj administratorëve dhe personave përgjegjës, që siç u tha përfshihen madje edhe shpesh inkurajojnë e lejojnë nxënësit të kopjojnë“-shprehet Bleona Kurteshi.

Mes tjerash kërkohet edhe llogaridhënie e institucioneve arsimore të cilat nuk arrijnë rezultate të kënaqshme në testin e maturës.

Provimit të Maturës Shtetërore 2024 iu nënshtruan 18,285 mijë nxënës të klasave të 12-ta. Testin e kaluan 13,342 nxënës apo 73.3% e maturantëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA