Ministria e Arsimit ka miratuar kalendarin për procedurat e aplikimit dhe regjistrimit në Institucionet e Arsimit të Lartë për vitin akademik 2024-2025.
Sipas tij nga 15 deri në 29 korrik, maturantët do të bëjnë pagesat e tarifave.
Nga 30 korrik deri në 4 gusht, përmes aplikimit online bëhet përzgjedhja e 10 programeve të studimit.
Në 29 gusht aplikantët kanë të drejtën e ankimimit.
Faza më e rëndësishme është nga 30 gusht deri në 13 shtator, kur maturantët do të regjistrohen në Institucionet e Arsimit të Lartë, në 7 faza 48 orëshe. Publikimi I renditjes do të behët në kohë reale.
Nga 14-15 shtator maturantët kanë të drejtën e çregjistrimit nga raundi i parë në universitet.
Rreth 28 mijë nxënës-maturantë në të gjithë Shqipërinë, kryen Provimet e Maturës Shtetërore, duke u testuar në 4 provime gjithsej e tani janë gati për hapjen e një kapitullit të ri në rrugëtimin e e tyre drejt dijes dhe aftësimit të mëtejshëm
Top Channel