Auditi i KLSH në 13 bashki! Në Vlorë, Kavajë, Gjirokastër dhe Pogradec nuk ka çerdhe. Vuajnë 80% e grave

06/07/2024 19:59

Nëse nga njëra anë ngremë zërin  të fuqizohet gruaja  ekonomikisht  në mënyrë që të mos bjerë pre e dhunës , në Shqipëri gruaja mban barrën më të madhe të punëve dhe përkujdesjes ndaj fëmijëve duke   u llogaritur si punë e papaguar .

Kjo ka rezultuar edhe nga një audit i Kontrollit të Lartë të shtetit  ku në bashkitë  dhe njësitë  administrative si Vlora , Kavaja , Gjirokastra , Pogradeci  nuk kanë çerdhe dhe kopshte në raport me numrin  e popullatës ndërkohë që në fshatra nuk kanë as çerdhe apo transport publik

Kontrolli i lartë i shtetit ka audituar 13  bashki në vend nga ku rezulton se jo te gjitha kanë zyra ku gratë mund të shkojnë të kërkojnë punë.

Nga ky audit rezultoi se programet e punësimit  për periudhën 2020 -2023  nuk kanë në fokus gratë dhe aq më tepër ato në zonat rurale. Kontrolli i lartë i shtetit ka rekomanduar për Agjencinë Kombëtare të punësimit  që deri në shtator të këtij viti të identifikojë gratë në zonat rurale që duan të punësohen .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA