I dënuar për korrupsion në zgjedhje, KQZ i heq mandatin e kryebashkiakut Fredi Belerit! Himara drejt zgjedhjeve të parakohshme

05/07/2024 11:32

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë këtë të premte vendimin për mandatin e Fredi Belerit, i cili u zgjodh në 14 maj në krye të bashkisë së Himarës, por dy ditë para rezultatit, ai u arrestua për blerje votash.

KQZ pas shqyrtimit të çështjes ka marrë vendimin që Fredi Beleri e humbet mandatin si kryetar i Bashkisë së Himarës.

“Nuk kanë asnjë nxitje jashtë asaj që KQZ e nxit ligji për dekriminalizimin”, tha Celibashi ndër të tjera, teksa shtoi se Komisioni Zgjedhor ka të gjitha kompetencat për të marrë këtë vendim.

Jemi në kushtet e humbjes së mandati të zotit Fredis Dhionisis Beleri, e shpallim të pavlefshëm këtë mandat. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim brenda 30 ditëve. Ky vendim do të publikohet në faqen elektronike të internetit të KQZ”, u shpreh ai më tej.

Tashmë Himara pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

Beleri, kreu korrupsion në zgjedhjet lokale të 2023, nga të cilat u zgjodh kryebashkiak i Himarës. Por gjatë 13 muajve në paraburgim ky mandat nuk u bë funksional pasi ai nuk u betua. Gjykata e Apelit të Posaçëm e gjeti fajtor 52-vjeçarin duke lënë në fuqi dënimi dy vjet burg për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA