Begaj dekretoi datën e zgjedhjeve në bashkinë Himarë, reagon opozita: Presidenti ka shkelur hapur Kushtetutën

05/07/2024 16:35
Gazment Bardhi

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas dekretimit të datës së zgjedhjeve në bashkinë Himarë nga presidenti Bajram Begaj.

Deputeti demokrat shprehet se Presidenti ka shkelur hapur Kushtetutën duke dekretuar zgjedhje pa një vendim të ekzekutueshëm ende për pavlefshmëri të mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

“Çfarë turpi për Presidentin e Republikës që shkel hapur Kushtetutën dhe ligjin duke dekretuar zgjedhje pa një vendim të ekzekutueshëm ende për pavlefshmëri të mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarë”, shkruan Bardhi.

4 gushti u caktua data e zgjedhjeve në bashkinë Himarë, pasi KQZ i hoqi mandatin kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri.

Top Channel