Babë e bir plagosën me thikë të riun, arrestohet 54-vjeçari, në kërkim djali i tij

05/07/2024 12:28

Një 23-vjeçar në Divjakë është plagosur me thikë nga babë e bir pas një sherri për motive të dobta.

Policia bën me dije se  për këtë ngjarje është arrestuar shtetasin M. M., 54 vjeç, dhe u shpall në kërkim djali i tij.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e datës 03.07.2024, në fshatin Çermë-Shkumbin, ndërsa i riu ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel