I arrestuar për abuzim fondesh, Anila Hoxha zbulon sa vite burg rrezikon ish-ministri Ilir Beqaj…

04/07/2024 18:27

Gazetarja Anila Hoxha, e ftuar në Top Talk, për të dhënë detaje mbi arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, zbuloi se sa vite burg mund të rrezikojë ai, pasi u arrestua ditën e sotme, për abuzim me fonde.

“Duhet të themi që brenda dy ditëve Beqaj do paraqitet për verifikim kushtesh, bashkë me personat e tjerë. Hetimi i SPAK bazohet në fatura dhe përgjime. Jemi ende herët, por nëse do të qëndrojnë këto vepra penale, Ilir Beqaj rrezikon 4 vite burgim”, zbulon gazetarja.

Hoxha tregon edhe çmimin e lartë të disa nga faturat nga restorant Gzona, që variojnë nga 15 mijë euro deri në 125 mijë euro, ndërsa përmend edhe automjetin që ish-ministri deklaroi se nuk është e tij.

“SPAK konsideron si fshehje pasurie edhe një automjet, që ishte në emër të të besuarit e tij, por SPAK ka parë edhe mediat ku Ilir Beqaj paraqitej në SPAK dhe një polic i vendosi gjobë këtij automjeti. SPAK konsideron që ka provat e mjaftueshme që edhe automjeti ishte në pronësi të Ilir Beqajt, por që e ka fshehur këtë fakt.

Sikurse ka fshehur edhe faktin që ortak i vetëm i “Gzonës”  është ish-ministri, por nga ana tejtër ky subjekt përfshihet në disa fatura të paguara, një ndër to për disa shërbime të kryera dhe fatura totale është 4 milionë lekë. Duke lidhur faktin që ortak është Beqaj, ndoshta është një rrethanë korrupsioni që do ta rëndojë situatën e tij.

 Një faturë është 20 mijë euro për konsuelncë, një tjetër është 15 mijë euro, një faturë është 125 mijë euro, për organizim konference”, tha Anila Hoxha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA