Google “ndotës” i ambientit, rriten emetimet: Faji i Inteligjencës Artificiale!

04/07/2024 13:18

Tre vjet më parë, “Google” shpalosi një plan ambicioz për trajtimin e ndryshimeve klimatike, duke premtuar te reduktonte në maksimum lëshimin e gazrave të dëmshme, deri në vitin 2030.

Por tani, duket se kompania nuk i është afruar aspak objektivave të vitit të kaluar, madje përkundrazi, në vend që të zvogëloheshin, emetimet e kompanisë u rritën me 13% në 2023.

Në total, nga viti 2019 konsumi total i energjisë për gjigantin e teknologjisë rezulton  më shumë se i dyfishuar. Fajin për këtë situatë, Google ia faturon përdorimit të inteligjencës artificiale dhe kërkesës nga qendrat e ruajtjes së të dhënave. Po të krahasohen me vitin 2019, emetimet janë rritur me 48%.

Teksa foli mbi përdorimin e inteligjencën artificiale (AI), Google përmendi edhe kërkesën e lartë të energjisë elektrike që qendrat e ruajtjes së të dhënave kërkojnë për këtë proces. Procesi për përfitimin e energjisë elektrike në mënyrë tradicionale lëshon emetime të gazrave të dëmshëm si dioksidi i karbonit dhe metani, që ngrohin planetin. Disa ekspertë thonë se qendrat që ruajnë të dhënat e kompanisë “Google” po zgjerohen me shpejtësi nga kërkesa e lartë për përdorimin e inteligjencës artificiale.

Qendrat për ruajtjen e të dhënave kërkojnë linja transmetimi të tensionit të lartë dhe kanë nevojë për sasi të konsiderueshme uji për të qëndruar të freskëta. Ato janë gjithashtu të zhurmshme.Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, kërkesa për energji elektrike mund të dyfishohet deri në vitin 2026 nga qendrat për ruajtjen e të dhënave nga kompanitë teknologjike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA