Top Story është zhvendosur live në Tunelin e Llogarasë këtë të enjte, disa orë para inaugurimit.
Drejtuesja e emisionit, Grida Duma po zhvillon një intervistë live me ministren e Energjisë dhe Infrastruktrës, Belinda Balluku.
Paraditen e së premtes edhe kjo vepër e rëndësishme infrastrukturore do të hapet për qarkullimin e automjeteve.
Me një gjatësi prej 5.9 kilometrash tuneli i Llogorasë shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut, duke rritur njëkohësisht edhe parametrat e sigurisë rrugore.
Balluku: Këtë tunel e kam përjetuar me emocione madje edhe kam qarë, ishin të gjithë punonjësit duartrokisnin mundin e tyre. Kam ardhur me optimizëm, tashmë është pjesë e krenarisë së të gjithë gjerdanit të infrastrukturës, nuk besoj se do të ketë lot sot. Këtu ndodhemi në një tunel 6 km i cili ka 11 dalje në tunelin në të djathtën tonë tuneli i emergjencës, këto dalje krijojnë një lloj korridori ajror që ditën, gjatë verës është 15 gradë C dhe është ftohtë.
Çdo tunel mbi 900 metra ka detyrim që të ketë një tunel emergjencë, ka daljet e para në 500 metra. Të gjitha këto sinjalistika janë të vendosura në moment që mund të ketë aksident dhe kushte të evakuohen.
Top Channel