Ceremonia Shtetërore për nderimin dhe përcjelljen e fundit të Ismail Kadaresë, detaje për homazhet publike

02/07/2024 16:09

Kryeministri Edi Rama ka publikuar detaje lidhur me ceremoninë shtetërore për nderimin dhe përcjelljen e fundit të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Ceremonia Shtetërore për Nderimet dhe Përcjelljen e Fundit të Personalitetit të Shquar të Letrave Shqipe, Ismail Kadare.

09:00 – Homazhet publike në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit
Popullor

11:30 – Ceremonia shtetërore e Lamtumirës

12:30 – Nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës

Këshilli i Ministrave miratoi dy ditë zie në nder të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili mbylli sytë përgjithmonë sot në moshën 88-vjeçare.

Ditën e sotme flamujt në institucionet shtetërore dhe publike janë ulur në gjysmështizë, dhe e njëjta procedurë do të vijojë edhe nesër.

Top Channel