Një grua përndjekëse që përgjonte posten dhe makinën e ish-të dashurit të saj, si dhe kishte bërë akuza të rreme duke deklaruar se nuk kishte paguar pensionin e bijës së tyre 12-vjeçare, përballet tashme me burg në Britani.
Veronica Jackson gjatë fushatës së përndjekjes i kishte thënë kërcënueshëm ish-të dashurit Kevin Mcormack, “E di se ku je, e di se çfarë po bën” ndërsa kishte hapur kutinë e letrave të tij duke tentuar të provonte se ai i gënjente autoriteteve.
44-vjeçarja e kishte raportuar burrin se përfitonte asistencë sociale teksa ishte në punë.
Kur Mcormack kishte gjetur punë në një diskotekë, gruaja e fiksuar i kishte telefonuar shefit të tij të ri duke e gënjyer se ishte policia duke e hetuar mashtrimin e tij .
Jackson, nga Cheshire në veri të Britanisë përballet tashmë me burg për përndjekje ndryshim të destinacionit të postës.
Në gjykatë u tha se çifti kishin lindur një vajzë në 2012 por ishin ndarë tetë vjet më zonë për prishjes së marrëdhënies së tyre. Babai thotë se paguante pensionin e të bijës sipas kërkesës së gruas, por ajo kërkonte gjithnjë e më shumë.
Mcormack ishte fillimisht i papunë dhe nuk mund të paguante por më vonë Jackson kontaktoi me punëdhënësin e tij të ri duke i kërkuar llogari për mospagimin e pensionit të fëmijës nga ish-i dashuri.
Gruaja kishte devijuar postën e Mcormack me qëllim kontrollin e hapave të tij, në një fushatë përndjekjeje dhe traume psikologjike, derisa u raportua në polici kur derdhi një qese mielli mbi makinën e Mcormak .
Kur policia shkoi në shtëpinë e Jackson, e cila drejton një floktore femrash, gjeti një tufë me letra të dërguara ish-të dashurit të saj nga autoritetet.
Në gjyq Jackson pretendonte se ish-i dashuri punonte në një kantier ndërtimi teksa merrte dhe asistencën sociale.
Ajo shtonte se kishte ndryshuar destinacionin e postës së tij për të gjetur prova të punësimit të jashtëligjshëm.
Gjyqi vazhdon.
Top Channel