Eksperienca, forca dhe fakti që është një “xhol” e lider në mbrojtje, ndikuan që klubi t’i dhuronte edhe një tjetër vit kontratë.
Rinovim tek Atletico Madrid. Klubi spanjoll ka zgjatur me një vit bashkëpunimin me Cesar Azpilicuetan, 34-vjeçarin që bën të gjitha rolet e prapavijës.
Ish-kapiteni i Chelseat u transferua gjatë verës së kaluar në kryeqytetin spanjoll si lojtar i lirë. Duke i dhënë fund aventurës 11-vjeçare në “Stamford Bridge”.
“Lojtari nga Navarra do të vazhdojë të mbajë veshur ngjyrat tona edhe sezonin e ardhshëm. Cesar luajti 34 ndeshje vitin e kaluar në të cilat ai shfaqi shkathtësi në qendër të mbrojtjes”, lexohet në komunikatën e “Colchoneros”.
44 herë e ka veshur Azpilicueta fanellën e kombëtares së Spanjës, ndërkohë që Atletico e Diego Simeones është skuadra e katërt në karrierën e tij. Pas Osasunës, londinezëve të Chelseat dhe francezëve të Marseilles.
Eksperienca, forca dhe fakti që është një “xhol” e lider në mbrojtje, ndikuan që klubi t’i dhuronte edhe një tjetër vit kontratë.
Top Channel