Shkrumbohet makina në Orikum, shpëton mrekullisht shoferi
30/06/2024 15:07
Temperaturat e larta janë shkak për defekte në automjetet që qarkullojnë në këto ditë të nxehta.
Një makinë është djegur plotësisht këtë pasdite në Orikum. Dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, ç’ka ka bërë që drejtuesi i mjetit të zbresë menjëherë, pasi ka vënë re tym në pjesën e motorit. Edhe pse zjarrfikësja e nisur nga Vlora ka mbërritur në vendngjarje, duket qartë që mjeti është shkrumbuar i tëri.
Top Channel