Le Pen: Ra blloku i Macron! Ekstremi i djathtë fiton raundin e parë të zgjedhjeve, presidenti nis manovrat

30/06/2024 21:20

Partia e ekstremit të djathtë, “Tubimi Kombëtar”, i Marine Le Pen doli fituese në raundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në Francë të dielën.

Sipas sondazheve, Le Pen pritet të ketë shumicën me 34 % të votave në Parlament, madje pas raundit të dytë, ka shumë mundësi që të ketë edhe shumicën absolute, duke mundësuar kështu për herë të parë që kjo parti e ekstremit të djathtë të jetë në pushtet. “Sapo nisi shpërbërja e bllokut të Makronit”, deklaroi Le Pen të dielën në mbrëmje.

Sipas projeksioneve, aleanca e krahut të majtë e Frontit të Ri Popullor ka fituar 28.5 deri 29.1 për qind të votave, ndërkaq e treta radhitet aleanca centriste e presidentit francez, Emmanuel Macron me 20.5 deri 21.5 për qind.

Pas rundit të parë të zgjedhjeve, Macron bëri thirrje për një aleancë “të gjerë” kundër ekstremit të djathtë gjatë rundit të dytë të zgjedhjeve.

Të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare kishin rreth 49 milionë votues dhe pjesëmarrja në raundin e parë ishte 67.5 për qind, më e larta që nga në zgjedhjet e vitit 1981.

Top Channel