Historia e trishtë pas fotove dhe ditarit të gjetur në vendin piktoresk, kush ishte 17-vjeçari që gjeti vdekjen nga pasioni

30/06/2024 11:07

Një 17-vjeçar amerikan, Jonathan Fielding, i apasionuar pas udhëtimeve dhe fotografive, gjeti vdekjen pasi u rrëzua nga një shkëmb në një nga vendet më piktoreske, Utah.

Dy ditë pas vdekjes së Jonathan, motra e tij e pikëlluar nga humbja, shkoi në të njëjtin vend dhe në të njëjtin shkëmb ku vëllai i saj kishte rënë për vdekje.

Në një rrëfim për CNN, ajo thotë se donte të vriste veten sepse vëllai ishte i vetmi person që ajo e kishte pranë dhe që ndante çdo gjë. E ndërsa qëndronte në shkëmbin qindra metra të lartë, ajo tregon se befas ndjeu erën “si një përfaqim” të lehtë, dhe më pas vendosi që të zbriste dhe të ikte në shtëpi.

Këtë ndjesi ajo e mori si një mesazh nga i vëllai, për të cilin vendosi që të shkruajë një letër dhe ta vendosë në atë vend, së bashku me disa fotografi të tij. Në një ditar të mbështjellë në një qese plastike për të mos u dëmtuar nga kushtet atmosferike, ajo shkoi vetëm faqen e parë për të treguar historinë e të vëllait dhe sesa shumë ai i pëlqente aventurat.

Por ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme për të… krejt papritur vëllai i saj u bë i njohur për shumë njerëz! Në atë ditar nisën të shkruajnë në faqet e bardha edhe shumë turistë të tjerë që kalonin aty dhe gjenin fotot dhe krimin e vendosur pranë shkëmbit.

“Nuk e kisha menduar kurrë”, thotë ajo, teksa ndjen trishtim dhe mallëngjim në të njëjtën kohë.

 

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA