Hapet për qarkullim aksi i ri Thumanë-Kashar! Rama dhe Balluku të pranishëm, kryeministri: Të shohin çfarë është Shqipëria 2030

30/06/2024 20:30

Hapet për qarkullim aksi i ri rrugor Thumanë-Kashar, autostradë e Kategorisë A të Bashkimit Europian, segmenti i parë i Korridorit Blu, që i paraprin tre kantiereve të reja Thumanë – Milot, Kashar – Lekaj dhe Lekaj – Fier, të cilat nisin nga puna për disa javë, ndërkohë që brenda pak javëve rihapet gara për segmentin Milot – Balldren. 

I pranishëm ishte kryeministri Edi Rama, Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Ministrja për Turizmin dhe Mjedisin, Mirela Kumbaro.

Rama: Kjo rrugë është një vend, ku të gjithë ata që duan ta prekin me syrin e imagjinatës, çfarë është Shqipëria 2030 mund ta shohin, sepse brenda kësaj periudhe e gjithë rruga nga lart në Muriqan, deri në Vlorë do të jetë kështu, ky është Korridori Blu. Edhe korridori tetë do të jetë i përfunduar dhe rruga e vjetër e Ndroqit do të fillojë shumë shpejt, autostrada Tiranë Durrës do të zgjerohet, ajo e Ndroqit do të jetë turistike dhe me një qarkullim shumë të këndshëm.

Balluku: Në datë 5 ditën e premte do të jetë hapja e madhe e Llogarasë, që klasifikohet në ato të gjatë europianë, e kemi mbaruar para afatit dhe është një tunel që për të gjithë ata që e kanë vizituar nuk ka asgjë mangët nga ata europianë.

Rama: I kam shumë merak dibranët. Tuneli i Murrizit është fiksimi, por në luftë me gjeologjinë, prandaj i Llogarasë erdhi para për këtë shkak. Po ecim në Murriz, por nuk dua të vë afate, nuk duam të kemi befasira të gjeologjisë Nëse fuqia e zotërve të Dibrës do të na ndihmojmë do të kemi përfundimin e tunelit brenda vitit dhe të gjithë dibranët mund të mblidheb në sofrën e madhe dibrane për Vit të Ri. Rruga e Arbërit nuk do të jetë më pagesë.

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA