Fjalët e para të De Zerbi-t si trajner i Marseille: Dua të ndihmoj klubin të kthehet aty ku e meriton

30/06/2024 12:17

Roberto De Zerbi është prezantuar të shtunën në mbrëmje si trajner i ri i Olympique Marseille.

Në fjalën e tij të parë si kreu i stolit të marsejezëve, italiani u shpreh se qëllimi i tij është që ta kthej këtë skuadër aty ku e meriton të jetë.

“Jam shumë i lumtur që vij te Olympique Marseille, ndjeva një dëshirë shumë të fortë për të mbërritur te ky klub. Historia dhe prestigji që rrethon Marseille, pasioni dhe entuziazmi i mbështetësve të saj, serioziteti dhe entuziazmi i treguar ndaj meje nga Frank, Pablo dhe Medhi ishin vendimtare në vendimin tim për të marrë përsipër këtë sfidë emocionuese. Mezi pres të ulem në stolin e kësaj skuadre, këtë herë si trajner i Marseille dhe të ndihmoj klubin të rifitojë gradën që meriton”, deklaroi De Zerbi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA