Edhe pse rikthehet te Juventus pas një huazimi të suksesshëm nga Fiorentina, Arthur nuk do të jetë pjesë e bardhezinjve në sezonin e ardhshëm.
Braziliani, tashmë ka gjetur kondicionin e duhur fizik pas një periudhe me shumë probleme fizike, megjithatë kjo përsëri nuk mjafton për drejtuesit e Zonjës së Vjetër të cilët nuk i besojnë më Arthur.
Edhe vetë agjenti i Arthur, Pastorello shprehet se “klienti” i tij do të duhet që të gjejë një tjetër klub.
“Arthur nuk bën pjesë në planet e Juventus dhe kjo tashmë dihet publikisht. Po mundohemi të gjejmë zgjidhjen më të mirë pas eksperiencës me Fiorentinën, ku bëri shumë mirë dhe vërtetoi cilësitë e tij. Po flasim me shumë klube në këtë moment dhe në të ardhmen e afërt do të ketë shumë të reja”, u shpreh Pastorello.
Top Channel