FOTO/ Gardiania seks me të burgosurin, skandali pushton mediat britanike!

29/06/2024 12:22

Publikimi në rrejtët sociale i një video 4 minuta e gjysmë ku është fiksuar momenti i një gardianeje në burgun e dytë më të madh në Britani duke bërë seks me një të burgosur, ka pushtuar titujt e mediave britanike.

Ky skandal ka qenë në faqen e parë të medias prestigjose “The Sun”,Daily Mail”, “Mirror”, “Metro.co.uk”  etj.

Skandal ka ndodhur në burgun e HMP Wandsworth, ku autoritetet kanë nisur një hetim për këtë video katër minutëshe, e cila është e papranueshme që një gjë e tillë të ndodhë në burgun e dytë më të madh të Britanisë, në Londrën Jugore.

Ky rast njësoj si rasti i një viti më parë në HMP Wandsworth, ku i burgosuri Daniel Khalife u arrastis me një kamion ushqimor, ka shkaktuar bujë të madhe.

Por ky nuk është i vetmi skandal,  mediat britanike kanë publikuar edhe raste të tjera, me abuzimin e punës së gardianeve në burg, duke rënë pre e tundimit të të burgosurve.

Një tjetër gardiane u hetua për akte seksuale në një qeli në burgun Victorian në janar të 2022.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA