VIDEO/ 64-vjeçari humbi kontrollin e motorit dhe ndërroi jetë! I afërmi vë duart në kokë mes lotësh kur shikon trupin

29/06/2024 18:49

Një aksident me vdekje ndodhi rreth orës 17:50 në aksin rrugor Fier-Pishporo.

Shtetasi Ll. D., rreth 64 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Llambi Doko.

Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Nga pamjet e siguruar nga vendngjarja një nga të afërmit e viktimës pasi ka parë trupin ka shpërthyer në lot.

Top Channel