VIDEO/ Mbyllet protesta përpara Bashkisë së Tiranës, nuk mungojnë incidentet! Protestuesit dogjën gomat, policia u përgjigj me ujë

28/06/2024 12:25

Për të 14 herë radhazi mbështetësit e opozitës u mblodhën para Bashkisë së Tiranës për të protestuar. 

Në ndryshim nga protestat e mëparshme fjalimet e mbështetësve nuk u shoqëruan me shpërthime molotovi.

Në drejtim të bashkisë u hodhën vetëm sende të forta, vezë dhe tymuese ndërsa djegia e gomave u shndërrua në motiv përplasje mes turmës dhe policisë që tentoi t’i fikë.

Nën shtëllungat e zeza të tymit mbështetësit e Partisë Demokratike dhanë të njëjtat mesazhe politike si herët e kaluara ku kërkuan nga SPAK të veprojë ndaj Erion Veliajt si dhe të shuajnë masën e arrestit shtëpiak ndaj liderit të opozitës Sali Berisha.

Protesta do të përsëritet edhe javën e ardhshme dhe do të kulmojë me protestën kombëtare të thirrur nga opozita më 11 korrik.

 

FOTO GALERI
1/9

Top Channel