Mbledhja e Grupit të Dialogut përfundoi pa një dakordësi mes palëve të opozitës dhe maxhorancës.

Burime për Top Channel thanë se nuk ka dakordësi për rikthimin e koalicioneve parazgjedhore.

Partia Demokratike kërkon rikthim tek marrëveshja e 5 qershorit, por për Partinë Socialiste kjo është çështje e mbyllur.

Ka pasur diskutime edhe për shtrirjen e votimit dhe numërimit elektronik në 5 qarqe, gjithashtu është diskutuar edhe vota e diasporës.

“Shumë çështje duheshin adresuar, opozita insiston fort në rikthimin e marrëveshjes së 5 qershorit ju e dini që ndryshimet e kodit iu nënshtruan edhe certifikimit të Venecias, në këtë pikë që jemi do adresojmë dy çështje të detyrimit kushtetues, tre vendime të Gjykatës Kushtetuese, dy çështje zgjedhore themelore nëse s’do të ketë dakordësi do të iniciojmë propozimet tona, e para është vota e diasporës, duke siguruar që vota do të llogaritet në qark respektiv.

Ka qenë një nga kërkesat e tyre themelore, votimi dhe numërimi elektronik s’kanë më besim më duket. Pres të reflektojnë se 5 qershori është ezauruar, s’përbën kusht, nëse duan të diskutojnë për gjëra të tjera kemi kohë.

Brenda korrIkut ligji duhet të miratohet me qëllim, në shtator mund të dekretohet edhe data e zgjedhjeve, Brenda korrikut do të miratojmë kodet ligjore, nëse ka dakordësi”, tha Damian Gjiknuri pas mbledhjes.

Top Channel