Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur që të çojë për gjykim çështjen e ish-kryetares së Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj dhe 6 personave të tjerë, të akuzuar për shkeljen e barazisë në tendera.
Në njoftim thuhet se GJKKO ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën për dërgimin në gjyq të proçedimit
penal me të pandehur Rajmonda Balilaj, Anisa Petani, Shkëlqim Beqiraj, Enirjada Rizaj, të akuzuar për veprën penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, dy herë”, si dhe të pandehurit Vangjel Nushi, Boreta Murati dhe Arben Manoku, akuzuar për veprën penale të “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.
Në përfundim të gjykimit Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me vendimin nr. 82, datë 28.06.2024 vendosi:
-Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit
të Organizuar.
-Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal me Nr.82, të vitit
2021, në ngarkim të të pandehurve:
-Rajmonda Balilaj, Anisa Petani, Shkëlqim Beqiraj, Enirjada Rizaj, të cilët
akuzohen për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo
ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, dy herë, parashikuar nga neni 258-
25 i Kodit Penal (përpara ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
-Vangjel Nushi, Boreta Murati, Arben Manoku, të cilët akuzohen për veprën
penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga
neni 186/2 i Kodit Penal.
-Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për t’u hedhur në short.
-Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.
Top Channel