EMRAT/ Kapen me 21 kg kokainë në Selanik, arrestohen 3 shqiptarë. Sekuestrohen armë e para

28/06/2024 11:06

Një operacion i policisë greke në Selanik, ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine dhe para cash.

Policia greke kishte siguruar informacion për lëvizje të ngarkesave me drogë përmes automjeteve të kompanisë “Delfon Car Rental Monoprosopi Ike” në pronësi të shqiptarit Admirim Lemellari 39 vjeç, e cila e kishte qendrën në rrugën “Delfon” nr.184 në Selanik.

Përmes një operacioni të organizuar, pas grumbullimit të informacioneve për personat e përfshirë në këtë grup, u ndërhy në një depo në rrugën “Marasli” nr. 20 në Selanik, në zyrat e kompanisë së dhënies me qira të automjeteve si dhe në mjetin me targa NMA-3185.

Gjatë kontrolleve u gjetën dhe sekuestruan 20 pako me 21 kg 682 gram kokainë, 1 pistoletë “Walther” e kalibrit 7.65 mm me një krehër me 5 fishekë. Në prangat e policisë ranë shtetasit Admirim Lemellari 39 vjeç, Jorgo Zguri 41 vjeç dhe Gertian Rushi alias Tahir Kroza 44 vjeç.

Gjatë kontrolleve personale dhe të banesave të të arrestuarve, janë gjetur dhe sekuestruar 12.465 euro, 1.900 dollarë amerikanë, 1.500 franga zvicerane, 1.000 dollarë australianë, 6 celularë dhe 7 fishekë të kalibrit 0.38 special.

Gjithashtu u sekuestrua edhe një automjet me targa NIB-4210, i cili kontrollonte rrugën gjatë transportit të drogës nga mjeti i parë.

Nga verifikimi në sistem, rezulton se ndaj shtetasit Jorgo Zguri kishte një masë ndalimi hyrje në zonën Schengen.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA