Mazhoranca rrëzoi interpelancën e kërkuar nga opozita me kryeministrin Edi Rama.
Deputeti demokrat, Gazment Bardhi e konsideroi tallje me të drejtat e deputetit refuzimin e interpelancës. “Rama nuk ka guxim të përballet me opozitës, ndaj flet vetëm me veten”, u shpreh ai.
“Sa herë deputetët për shkak të vendimit personal politik të një frikacaku që flet vetëm me vete, por nuk ka guximin të përballet me opozitën ju rrëzoni çdo kërkesë për interpelancë, kjo është shkelje flagrante e deputetëve të opozitës, jo për t’i shërbyer kryeministrit, kur keni bërë betimin mbi Kushtetutë keni thënë që do të mbroni më shumë të drejtat e opozitës se sa të mazhorancës, në çdo seancë refuzoni në mënyrë arbitrare, kjo sjellje e juaja, është shtrirë edhe te qeveria. Ne s’na i ka fal njeri mandatet. Do mbani përgjegjësi vetëm ju zonja kryetare, s’mund të vini ju të talleni me të drejtat tona. S’ka njeri në këtë sallë që mund të na heqë të drejtat që na ka dhënë rregullorja”.
Top Channel