Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi konfirmoi se PS do të ketë rinovime para zgjedhjeve parlamentare që garon për mandat të katërt.
Në një lidhje direkte për Top Talk, Klosi tha se PS në 32 vite ka treguar se i jep rëndësi harmonizimit të brezave, por edhe mbajtjes së gjeneratave.
Juli Xhokaxhi: Javën e shkuar znj Spiropali hodhi idenë që pas zgjedhjeve 2025 treçereku i socialistëve në Parlament mund të mos jenë. Bëhet fjalë për një lloj strategjie i z.Rama që do duhet të sjellë ndryshime në PS për mandatin e katërt?
Klosi: Ajo që PS ka treguar në gjithë këto 32 vite jetë të saj, është harmonizimi i brezave dhe mbajtja e gjeneratave. Që nga asambleja e dhe themeluesit në parti, kontributor të rinj të kësaj partie. Kjo ka qenë filozofia jonë në 33 vite. Nëse kemi një meritë është të qenurit të gjithë bashkë edhe pse brezat zëvendësojnë njëri tjetrin. PS ia doli që me votimin 1 anëtar një votë në trupën e delegatë të kongresit, ¾ të ishin të rinj. Pra prurja e elementëve të rinj, nuk është risi. Sa i përket listës së deputetëve do të jetë proces me propozime nga e gjithë struktura, me një strukturë që do të kërkojë fitoren e mandatit të katërt që është objektivi ynë madhor.
E ndjeni veten të rrezikuar nga deklarata e Spiropalit, jeni ju z. Braçe, Kodheli, Majko.
Klosi: Në PS nuk ka pasur asnjëherë një situatë të tillë, funksion me forume me struktura me punë me vlerësim dhe të gjithë janë të vlerësuar në këtë parti. PS fiton sepse punon shumë. Kemi punën në grup, ekip dhe në forume.
Top Channel