FOTO/ 8 djemtë e artë të Euro 2024, mes tyre edhe një shqiptar

27/06/2024 21:21

Plot 8 futbollistë në Euro 2024 në rrugën e baballarëve të tyre. Futbolli është një pasion që trashëgohet, si në rastin e Thomas Strakoshës.

I cili gjithashtu si babai i tij Foto Strakosha, arriti të vishte fanellën e kombëtares shqiptare. Madje në të njëjtin rol, atë të portierit.

73 ndeshje regjistroi Foto mes shtyllave të kombëtares shqiptare, ndërkohë që Thomas numëron 31 të tilla.

29-vjeçari i Brentfordit në Premier League, i luajti si titullar tri sfidat e kuqezinjve në grupin B të Euro 2024.

“Gardiani” shqiptar bëri mirë në duelet kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.

Por edhe 7 lojtarë të tjerë, njësoj si baballarët e tyre, kanë arritur të bëhen lojtarë të ekipeve kombëtare.

Në listën e veçantë të djemve të artë bëjnë pjesë emra si Federico Chiesa, Marcus Thuram apo Kasper Schmeichel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA