“Kush do ta lëshojë Belerin nga dënimi”/ Avokati Ngjela: Ai është injorant, Greqia vuan anti-shqiptarizmin!

26/06/2024 17:45

Avokati Spartak Ngjela u pyet në “Top Talk” për vendimin e Apelit që la në fuqi vendimin për dy vite burg për Fredi Belerin, ndërkohë që Greqia e kërkon për betimin si eurodeputet.

Ngjela tha se asgjë nuk mund të ndodh kur ka një vendim dënimi dhe sipas tij Greqia vuan antishqiptarizmin.

“Kush do ta lëshojë Belerin nga dënimi penal? Greqia vuan antishqiptararizmin. Unë di këtë që, Rama është d dyta herë që foli për Çamërinë. E dini ju që ata kanë bërë  pastrim etnik atje në 46’, edhe më përpara me vrasje.

Ku merren seriozisht ata. Ka dëbuar çamët autoktonë, këta janë të ardhur nga Anadolli, kur erdhi mbreti atje kur u bë pavarësia e Greqisë. Pse e ka gjendjen e luftës me Shqipërinë? Shqipëria është anëtare e NATO-s, si ka mundësi që një vend i NATO-s të jetë në gjendje luftë.

Sa i përket Himarës ata e kanë ëndërr të vjetër, minoritarët realë më kanë thënë. Himara është epiqendra e Labërisë, ai ka një lagje rrotull kalasë, s’kanë lidhje ata. Saliu i dha minoritet, nuk i përfill njeri. Beleri është dënuar nga një gjykatë, nuk ndërhyn dot njeri. Vetëm nëse maxhoranca e fal përmes presidentit. Vetëm nëse falet, asnjë rrugë tjetër. Shenja që të falet nuk ka. Gjithë atë luftë që bënë ata me Belerin, injorantë.”- u shpreh Ngjela.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA