“Franca drejt luftës civile”, Macron-paralajmërim tronditës: Kaos po fituan ekstremet

25/06/2024 07:45

Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se partia e ekstremit të djathtë Rally National (RN) dhe koalicioni i majtë Fronti i Ri Popullor, që të dy janë kryesues në zgjedhjet parlamentare, rrezikojnë të sjellin “luftë civile” në Francë.

“Manifesti i partisë RN, të cilin anketuesit e zgjedhjeve e vendosën në vend të parë, dhe zgjidhjet e tyre për t’u marrë me frikën mbi krimin dhe emigracionin bazoheshin në “stigmatizimin ose ndarjen “. Mendoj se zgjidhjet e dhëna nga e djathta ekstreme janë jashtë diskutimit, sepse ajo po i kategorizon njerëzit në aspektin e fesë ose origjinës së tyre dhe kjo është arsyeja pse ajo çon në ndarje dhe në luftë civile”, tha Macron në podcast-it ‘Generation Do It Yourself’.

Macron bëri të njëjtën kritikë ndaj partisë së majtë ekstreme La France Insoumise (LFI), e cila është pjesë e koalicionit të Frontit të Ri Popullor.

“Por edhe kjo, ka një luftë civile pas kësaj, sepse ju po i kategorizoni njerëzit vetëm në aspektin e këndvështrimit të tyre fetar ose komunitetit të cilit i përkasin, që në një farë mënyre është një mjet për të justifikuar izolimin e tyre nga komuniteti më i gjerë kombëtar, dhe në këtë rast, do të kishit një luftë civile me ata që nuk ndajnë të njëjtat vlera”, tha lideri francez.

Presidenti i RN, Jordan Bardell, u përgjigj për komentet e Macron, teksa tha se “një president nuk duhet ta thotë këtë”.

Udhëheqësi i France Unbowed, Jean-Luc Mélenchon, dënoi gjithashtu komentet e Macron. Ai u shpreh se këto janë ishin politikat e vetë Macronit ato që po shkaktonin trazira civile, për shembull në territorin francez jashtë shtetit të Kaledonisë së Re.

Top Channel