Shqipëria është mundur nga Spanja me rezultatin 0-1 në Dyseldorf, në sfidën e fundit të Grupit B, duke u eliminuar kështu përfundimisht nga Europiani “Gjermani 2024”.

Sfida nisi më mirë për “La Rojan”, me Ferran Torres që shënoi golin e avantazhit në minutën 13’. Pjesa e parë foli për spanjollët, por në fund ishte Asllani që iu afrua golit, me Rayan që shpëtoi portën e tij.

Pjesa e dytë më pas i takoi më së shumti kuqezinjve, me Brojën, Asllanin dhe Hoxhën që iu afruan golit të barazimit, por pa mundur ta gjenin.

Kështu Spanja e mbyll grupin me pikë të plota në vendin e parë, ndërsa Shqipëria largohet me kokën lartë, edhe pse në vendin e fundit me një pikë.

REZULTATI:

SHQIPËRI 0-1 SPANJË

F. Torres 13′

KOMENTI:

90+5′ Mbyllet ndeshja me fitoren e Spanjës!

90+2′ Broja godet me të djathtën, por Raya reagon siç duhet për t’i mohuar golin.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

89′ M. Berisha shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

84′ Zëvendësim te Spanja. Largohet Olma dhe në vendin e tij futet Baena.

84′ Arbër Hoxha hyn bukur në zonë dhe godet me të djathtën, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

81′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Asani dhe në vendin e tij futet Muçi.

77′ Asllani provon me të majtën nga distanca, por tentativa e tij shkon shumë afër portës.

71′ Dy zëvendësime te Spanja. Largohet F. Torres dhe Joselu, në vendet e tyre futen Yamal dhe Morata.

70′ Dy zëvendësime te Shqipëria. Largohen Laçi dhe Bajrami, në vendet e tyre futen M. Berisha dhe Hoxha.

69′ Asani godet nga distanca, por tentativa e tij ndalet nga Raya pa probleme.

67′ Bajrami rrëzohet në hyrje të zonës dhe gjyqtari e ndëshkon me të verdhë për simulim.

64′ Broja godet me të djathtën, por Raya arrin ta ndalë.

61′ Zëvendësim te Spanja. Largohet Oyarzabal dhe në vendin e tij futet Fermin Lopez.

58′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Manaj dhe në vendin e tij futet Broja.

47′ Joselu gjuan mjaft bukur me të majtën, me topin që shkon jashtë.

46′ Zëvendësim te Spanja. Largohet Laporte dhe në vendin e tij futet Le Normand.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+1′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Asllani lëshon një predhë nga distanca me të djathtën, por Raya arrin ra ndalë.

44′ Merino godet me të majtën brenda zonës, me topin që shkon mbi kuadrat.

41′ Grimaldo hedh një kros në zojnë, me Ferran Torres që godet me kokë, por topi shkon mbi kuadratit.

37′ Strakosha grushton një top, që shkon te këmbët e Dani Olmos, por tentativa e këtij të fundit shkon jashtë kuadratit.

30′ Asani kroson drejt zonës, por topi shkon larg kuadratit.

21′ Olmo provon me një gjuajtje nga distanca, e cila shkon jashtë kuadratit.

13′ GOL SPANJA 0-1/ Ferran Torres merr topin në zonë dhe me të majtën dërgon topin në shtyllë dhe në rrjetë. (VIDEO)

12′ Merino provon me një gjuajtje me kokë, por Strakosha reagon siç duhet për të ruajtur portën e paprekur.

8′ Navas hedh një krosim të rrezikshëm në zonë, por Ajeti largon topin dhe rrezikun.

1′ Nis sfida në Dyseldorf!

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ajeti, Gjimshiti (C), Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Asani, Bajrami, Manaj.

Trajner: Sylvinho

SPANJA: Raya, Navas (C), Vivian, Laporte, Grimaldo, Zubimendi, Merino, F. Torres, D. Olmo, Oyarzabal, Joselu.

Trajner: Luis De La Fuente

Top Channel