Publiku i një qyteze në Gjermani ka votuar në favor të eliminimit të pëllumbave që janë shumuar në sheshet dhe çatitë e tij, por ajo që ka shkaktuar debat është mënyra me të cilën ata do të vriten, shkruajnë mediat britanike.
Daily Express shkruan se aktivistët e kafshëve janë alarmuar për votën në favor të eliminimit të pëllumbave në qytezën e Limburg, me metodën e këputjes së qafës, sipas raportimeve.
Qyteza e shtetit jugperëndimor Hessen, ka marrë vendimin mes protestave të aktivistëve që nisën pas rezultatit të referendumit.
26,000 banorë morën pjesë në votën e muajit të shkuar që u kalua me 53.45 në favor të eliminimit të rreth 700 pëllumbave që janë akumuluar në qytet.
Zëdhënësi i bashkkisë së Limburg, Johannes Laubach tha se nuk është caktuar ende koha e shkatërrimit të shpendëve dhe një tjetër studim final do të kryhej për referendumin.
Top Channel