Këngëtarja e njohur, Fifi , do të jetë një nga të ftuarat e mbrëmjes së sotme në spektaklin “Top Arena”.

Ajo do të vihet përballë pyetjeve pikante nga moderatorët Edi Manushi dhe Alesia Bami, teksa pritet të performojë dhe disa nga këngët e saj.

Në postimin në rrjetet sociale të Top Channel shkruhet: “EKSKLUZIVE! ‘Uragani’ me emrin Fifi vjen sonte në ‘Top Arena’ për t’i vënë flakën studios, por nuk do të jetë vetë! Na ndiqni prej orës 21:00”.

Top Channel