Ky është shteti i parë amerikan që dënon përdhunuesit e fëmijëve me tredhje kirurgjikale! I hiqen testikujt dhe…

22/06/2024 14:45

Luiziana po bëhet shteti i parë amerikan që dënon autorët e krimeve seksuale ndaj fëmijëve me tredhje kirurgjikale , sipas një projektligji të ri të miratuar.

Edhe pse ligji është tashmë në fuqi në vende të tjera si Republika Çeke dhe Nigeria , ai është i paprecedentë për SHBA-në. Mbështetësit shpresojnë se kjo do t’i pengojë abuzuesit e mundshëm nga grabitja e fëmijëve. Megjithatë, opozita e cilëson ligjin e ri si “ të ashpër ” dhe beson se do të gjejë pengesa ligjore në zbatimin e tij.

Dënimi pritet të zbatohet në rastet kur viktima e krimit është nën 13 vjeç. Ndër krimet për të cilat do të aplikohet janë përdhunimi, incesti dhe abuzimi seksual, por dënimi do të vendoset çdo herë sipas gjykimit të gjyqtarit.

Duhet theksuar se aktualisht 2224 persona vuajnë dënimin me burg për krime të tilla në Luiziana. Por ligji do të zbatohet për të dënuarit në ose pas datës 1 gusht të këtij viti.

Tashmë Luiziana, në mesin e disa shteteve të tjera amerikane, si Kalifornia , Florida dhe Teksasi , lejojnë tredhjen kimike për ata që janë shpallur fajtorë për disa krime seksuale. Në disa prej tyre, autorët mund të zgjedhin tredhjen kirurgjikale, por Luiziana është e para ku do të imponohet.

Kastrimi kimik përfshin barna që pengojnë prodhimin e testosteronit dhe dëshirën seksuale. Ajo kirurgjikale është më invazive, pasi përfshin heqjen e testikujve ose vezoreve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA