Fiks Fare/ Apeli i 70-vjeçares që kujdeset e vetme për 3 të sëmurë mendorë. S’kanë kujdestari, KMCAP dhe psikiatri ia hedhin fajin njëri-tjetrit 27/02 20:40
Kryeministri Edi Rama, u ka rikujtuar qytetarëve dhe turistëve se mund të shkarkojnë aplikacionin TEA,që shërben si udhërrëfyesi digjital i Shqipërisë turistike.
Përmes një videoje promocionale të shpërndarë në rrjetet sociale, Rama tregon se ky aplikacion përmban kalendarin e eventeve me detajet përkatëse, akomodim pranë vendeve ku shija lokale nuk mungon, si dhe kontaktet e emergjencës për çdo të papritur.
“Eksploro Shqipërinë si asnjëherë më parë, më sigurt, më lehtë”, shkruan kreu i qeverisë.
Top Channel