“Nuk do na e falë Spanja ndeshjen”/ Llogaritë, ja si mund të kualifikohet Shqipëria në fazën tjetër të Euro2024

21/06/2024 08:32

Analistët dhe gazetarët e sportit kanë bërë llogaritë e mundshme në Top Arena, se si mund të kualifikohet Shqipëria për në fazën tjetër të Europianit.

Të gjithë bien në një mendje që Shqipërinë e pret një sfidë mjaft e vështirë përpara, pasi Spanja nujk është vetëm skuadra më e fortë e grupit.

Sipas tyre, nëse impenjimi i Spanjës nuk do jetë  maksimal që të ‘ruajë fuqitë’ me ndeshjet e tjera, atëherë Shqipërisë i rriten shanset.

“Spanjollët duke qenë se janë të kualifikuar tashmë, më mirë do i duhej një skuadër si Shqipëria se një skuadër si Italia, se në ndeshje të rëndësishme Italia është e vështirë. Nuk është se do na lërë Spanja ndeshjen, pse ca u bë këtu.”

“Ishte kombinimi më i mirë i mundshëm, që Spanja të fitonte, pas ndeshjes tonë me Kroacinë, ata nuk dorëzohen kollaj. Kemi  bërë dy ndeshje të dobëta, tani do shkojmë me një kundërshtar të fortë. Nëse impenjimi i Spanjës nuk do jetë maksimal, do na shtohet shansi. Duhet të bësh pikët e tua që të shpresosh. Nëse Italia fiton me Kroacinë në çfarë rasti jemi jashtë, por është skenar i vështirë. Na erdhi situatë e tillë që po luajmë me skuadrën më të fortë”.

Një fitore e mundshme e kuqezinjve do t’i çonte ata në kuotën e katër pikëve, mjaftueshëm për t’u kualifikuar.

Në rastin e një barazimi, e vetmja gjë që do t’i duhet Shqipërisë është disfata ose humbja e Kroacisë përballë Italisë, do t’i duhet që Shqipëria të shpresoj të ketë të paktën dy ekipe të tjera në vendet e treta që të kenë më pak pikë, ose pikë të barabarta, por golavarazh më të vogël.

Tashmë çdo gjë pritet të shihet në datën 24 qershor, kur Shqipëria të përballet me Spanjën dhe Italia me Kroacinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA