Ngarkesa e rrënojës detare më të vjetër në botë zbulohet pas 3,300 vjetësh në det, thonë shkencëtarët (fotot)

21/06/2024 15:17

Zbulimi rrallë u bë nga një kompani energjitike e kërkimit të naftës.

Ngarkesa ‘e paçmueshme’ e një anijeje që kishte qëndruar në fund të detit Mesdhe për mijëra vjet është zbuluar aksidentalisht, sipas raportimeve.

Rrjeti britanik The Sun shkruan se rrënoja u gjet në rreth 2000m thellësi në lindje të Mesdheut, me qindra qypa të mbushur me produkte e objekte më shumë se 3000 vjeçare.

Sipas studiuesve zbulimi sugjeron se prej mijëra vjetësh detarët mund të lundronin në largësi të mëdha duke u orientuar në det vetëm prej diellit dhe yjeve, që nuk ndryshojnë asnjëherë pozicionin në lidhje me sipërfaqen e tokës.

Jacob Sharvit, kreu i antikiteteve detare izraelite shkruante në rrjete sociale: “Anija duket se është fundosur prej një sulmi, avarie, stuhie apo krize tjetër, teksa në epokën e Bronzit sulmet pirate besohet se ishin të zakonshme.”

“Edhe pse të pakta, kjo është anija më e vjetër e gjetur në lindje të Mesdheut, rreth 100 km larg brigjeve më të afërta.”

Pa zbuluar se çfarë përmbante ngarkesa, zyrtaret shtonin: “Zbulimi tregon si kurrë më parë aftësitë gjeniale të lundërtarëve të lashtë që mund të kalonin Mesdheu pa qenë në kontakt pamor me brigjet, por vetëm me vijnë e horozontit para tyre”.

Zbulimi u bë gjatë një sondazhi naftë të grupit Energean me dronë nënujorë.

Janë vetëm dy rrënoja të tjera të zbuluara prej Epokës së Bronzit në detin Mesdhe.

Zyrtari antikiteteve Eli Escusido tha për mediat: “Këto rrënoja të anijeve Canaanite do të nxirren në shfaqje për publikun, teksa falenderojmë kompaninë për identifikimin e ngarkesës së lashtë”. /TheSun/

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA