“Fatkeqësisht nuk ka më një rrugë malore të përshtatshme për makinat tona. Ne ishim këtu përpara 7 vitesh dhe e shijuam rrugën atëherë, tani ka asfalt, por gjithsesi ka një panorama fantastike Thethi. Atëherë kishte shume me pak turistë, sot është zhvilluar shumë. U riktheva sepse 7 vite me parë kishim një eksperiencë fantastike”-shprehet turisti.
Turistët, që rikthehen për herë të dytë apo të tretë, ne Theth, si ky gjerman, janë të shumtë. Ndonese shprehen të befasuar nga ndryshimet, natyra I tërheq ata sërish. Këtë vit, numri i vizitorëve është shumë me I lartë.
“Në kaluam në këmbë nga Thethi për në Valbone, dhe serish u kthyem nga Valbona në këmbë. Ishte e lodhshme por fantastike”
“Ishte një kalim i pabesueshëm, malet ishin magjike. Ne jemi nga Amerika dhe kemi shpenzuar shumë kohë duke eksploruar malet atje por këto këtu,janë jashtëzakonisht shumë më të bukura. Kemi rënë në dashuri me Shqipërinë por duhet të keni kujdes sepse në 5 vitet e ardhshme do të keni shumë turistë. U shokuam sa shumë vizitor ka që tani.
“100% që do të rikthehemi.Këtë po diskutonim që të rikthehemi serish për dy vite rradhazi. Pjesa me e bukur është që ti eksploron malet dhe pastaj kthehesh në mbrëmje në bujtinë dhe me banorët këtu bëhesh pjesë e traditës dhe kulturës lokale. Ne jemi nga Kalifornia, edhe ne kemi shume male por këto këtu janë fantastike.”
Rezervimet pas muajve të verës, tregojnë për një sezon turistik që do të vazhdojë gjatë thonë operatoret turistik ndërsa thonë se Thethi, ka nevojë për infrastrukturën e brendshme.
Tashme në Theth, mund të shijoni edhe turizmin e aventurës ku përveç ngjitjeve në male mund të provoni edhe zipline, përmes se cilit mund të shijoni pamjet magjepse të luginës se Thethit.
Top Channel