Paul Spencer, pjesë e treshes britanike të muzikës ‘dance’ Dario G, ishte krijues i hitit ‘Carnaval de Paris’ që u bë i njohur gjatë kupës së botës 1998.
Ai ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 53 vjeçare, pas një beteje me një kancer të papritur të zorrëve. Homazhe të shumta e të dhimbshme bëheshin për muzikantin që u bë i famshëm në 1997 me ritmet e diskotekave.
Në një deklaratë të grupit Dario G shprehej dhimbja e thellë për humbjen e parakohshme:
“Me trishtim njoftojmë ngjarjen nga jeta të kolegut tonë të dashur Paul Spencer. Ai qëndroi pozitiv deri në fund, duke lënë një trashëgimi të mrekullueshme muzikore dhe kujtime të lumtura për shumë njerëz”.
Ai kishte njoftuar se ishte diagnostikuar me kancer verën që shkoi. Nuk njihen arsyet që shkaktuan sëmundjen e rrjedhimisht vdekjen e tij.
Nje dashamires shkruante: “Carnaval de Paris ishte një himn i asaj vere dhe kënga gjithmonë më kujton kohën e kampionatit France ’98, e njëjta vlen për këngë te tjera te tij si ‘Sunchyme’ dhe Dream To Me. Dario G/Paul Spencer RIP.”
Në fillim të vitit Paul tregonte se mbetej optimist dhe se kurat “po shkonin mirë”.
“Kam pasur efekte anësore, sensi i shijes më ka ndryshuar, por miqtë më thonë se gjithmonë e kam pasur shijen e keqe për veshjet gjithsesi. Kam pasur problem me sytë dhe disa gjëra të tjera, shpresoj të kalojnë kur të mbaroj kurën”./The Mirror/
Top Channel