Shembet në tokë 57-vjeçari në Durrës, ndërron jetë pas një goditje në zemër
17/06/2024 20:09
Një 57-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Durrës. Temperaturat e larta dyshohet të kenë ndikuar në gjendjen e tij shëndetësore.
Gazetarja e Top Channel Vali Qyrfyçi raporton se ngjarja ndodhi në sheshin para stacionit të trenit në Durrës.
Burime nga policia vendore bëjnë me dije se një autoambulancë e ka dërguar 57-vjeçarin në spital, po ka qenë e kotë. Paraprakisht deklarohet se ai e humbi jetën nga një infarkt.
Top Channel