VIDEO/ Shqipëria në Euro 2024! Atmosfera e ndeshjes ndjehet edhe në Greqi, pikturohet shqiponja e madhe

15/06/2024 20:22

Tifozët shqiptarë pikturojnë në rrugën “Irodhu Atikou” në lagjen Nea Jonia të Athinës flamurin me rastin e Europianit.

Ende nuk dihet sekush është autori i kësaj vepre arti,por duket se e ka krijuar dhe është larguar menjëherë për të mos u parë as nga fqinjët, pasi çdo tentativë shqiptare për mbajtjen e simboleve kombëtare shqiptare në Greqi, zakonisht përfundon keq për atë që e tenton.

Në çdo rast, ekipi ynë kombëtar ka dukshëm mbështetjen e emigrantëve shqiptarë në Greqi të cilët e mbajnë ndezur zjarrin e atdhedashurisë.

Top Channel