“Nuk ka asnjë lëshim nga parimet bazë të marrëveshjes së Prespës”, ka paralajmëruar udhëheqjen e re të Maqedonisë së Veriut , ministri i Jashtëm grek Georgios Gerapetritis menjëherë pas Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Shkup.
Në një intervistë të tij të orëve të fundit,për portalin grek NEWSBOMB i pyetur se çfarë qëndrimi do të mbajë Athina dhe në se Greqia mund të vendosë veto në takimin e NATO-s pas disa ditësh ku merr pjesë edhe Maqedonia e Veriut në se vendin fqinj ende sfidon marrëveshjen e Prespës ai është përgjigjur:
“Respektimi me besnikëri i traktateve ndërkombëtare është një parim themelor i së drejtës ndërkombëtare dhe një detyrim i vetëkuptueshëm për pjesëmarrje në organizatat ndërkombëtare. Marrëveshja e Prespës është një traktat ndërkombëtar i ratifikuar me ligj, është absolutisht e detyrueshme për të gjitha palët dhe nuk mund të modifikohet në mënyrë të njëanshme. Sidomos për Maqedoninë e Veriut, kushtet bazë të Marrëveshjes janë përfshirë në Kushtetutën e shtetit fqinj dhe ishin kusht për anëtarësim në NATO”.
Gerapetritis ka theksuar gjithashtu se edhe në samitin e Shkupit ka deklaruar se
”Shmangia e veprimeve të njëanshme dhe retorikës përçarëse, jetërsimi i plotë i ligjeve europiane, njohja e supremacisë të së drejtës ndërkombëtare dhe zbatimi i plotë i marrëveshjeve ndërkombëtare është thelbësore për të garantuar stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë si dhe integrimin e vendeve kandidate në familjen evropiane”.”
Top Channel