Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zqaruar skenarët e mundshëm të fatit të Fredi Belerit, ndërsa pritet më 25 qershor vendimi i Apelit të Posaçëm.
Në rast se Apeli vendos të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, çfarë rruge mund të vazhdojë Fredi Beleri në rrugën e tij në Parlamentin Europian si i zgjedhuri i popullit grek?
Anila Hoxha: Nëse ai dënohet dhe konsiderohet fajtor, duhet në vendim të formës së prerë. Diskutimi i parë është pyetja nëse do të shpallet fajtor, se sa do të dënohet Fredi Beleri, nëse marrim parasysh se ai është shpallur fajtor për korrupsion në zgjedhje dhe është dënuar me dy vite burgim. Por nga ana tjetër ai rezulton i arrestuar prej majit të vitit 2023, pra ka më tepër se një vit në burg. Gjithë kjo kohë konsiderohet si situatë e paraburgosjes dhe llogaritë për personat që kanë statusin e paraburgosjes janë ndryshe nga personat e dënuar i formës së prerë, që do të thotë në rast se qëndron në fuqi i njëjti dënim i shkallës së parë dhe ai vazhdon të qëndrojë dhe të konsiderohet fajtor nga Apeli dhe dënohet me dy vite burgim, llogaritjet janë që Fredi Beleri të lërë burgun në dhjetor 2024. E dyta që do të diskutohet është lidhur me mandatin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës ndërkohë që do të duhet të shohim dhe afatet sa i takon pretendimit se ai vazhdon të jetë kryetari i votuar i Bashkisë së Himarës. E treta ajo që do jetë diskutimi lidhet pikërisht me çështjen e detyrës si eurodeputet. Kjo është një çështje që i takon juristëve të cilëve do i duhet të shtrojnë diskutime se si do vazhdojë ta kryejë detyrën e eurodeputetit Fredi Beleri dhe se çfarë fuqie kanë mandatet dhe ligjet ndërkombëtare në territorin shqiptar në këtë fushë.
Top Channel